11 policë të prekur me coronavirus, 4 janë shëruar

Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve të prekur me Covid-19, ndërsa është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, përfshirë edhe 4 policë.

Listës së të shëruarve u janë shtuar edhe katër zyrtarë policorë të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa edhe shtatë të tjerë vazhdojnë të jenë ende pozitivë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili tha se zyrtarët policor që kanë dal negativë aktualisht janë duke qëndruar për disa ditë në vetëizolim./mediafokus.info/