Një shtetas serb hyn ilegalisht në Kosovë, arrestohet dhe dërgohet në karantinë

Një shtetas serb, i cili ka hyrë ilegalisht në Kosovë, ka përfunduar në karantinë, pasi është arrestuar nga policia për kalim ilegal të kufirit.

Policia e Kosovës, ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale. I njëjti sipas Policisë është dërguar në karantinë.

“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuar mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuar është dërguar në karantinë”, thuhet në raportin e PK-së./mediafokus.info