1174 gjoba shqiptohen brenda një jave ndaj kundërvajtësve në trafik

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 18.11.2022-24.11.2022  në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ka shqiptuar 1174 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, policia ka konfiskuar 19 patentë shoferë.

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve, me theks të veçantë të atyre me fatalitet, thuhet në njoftim.