Sot do të ‘udhëtojnë’ së bashku deri në fshatin kosovar Adem Jashari e Hasan Prishtina

Sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, arrijnë dy shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se dy shtatoret e Hasan Prishtinë dhe Adem Jasharit nisen sot nga Tirana dhe në fshat arrijnë rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë.

Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe  ajo  e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.