COVID: Asnjë i vdekur, 12 raste rezultojnë të infektuar me virus

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve janë konfirmuar 12 raste të reja me Covid, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje.

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.
-Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.
-Në total numri i rasteve aktive është 133.