Shpejtim Bulliqi del i pret mërgimtarët në kufi, u jep nga një shishe me ujë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot ka dalë në pikën kufitare në Merdare ku ka mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Bulliqi me këtë rast u ka ofruar nga një shishe me ujë.

Postimi i tij:

Mirë se vini bashkatdhetarë

Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë. Aty i pritëm me aktivistë të Lëvizjes dhe iu ofruam nga një shishe me ujë. U gëzova kur pashë se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.

Mërgimtarëve tanë ju urova mirëseardhje në vendlindjen e tyre, ata i japin gjallëri verës dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë. I falënderoj nga zemra për kontributin e vazhdueshëm të tyre.