14-vjeçari e lajmëroi 25 herë rrejshëm policinë

Policia ka njoftuar se në stacionin policor në Rahovec janë paraqitur 25 lajmërime të rreme për aktivitete të ndryshme kundërligjore në një kafeteri në fshatin Hoçë e Vogël.

Sipas njoftimit, sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre, duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta.

“Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta. Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14-vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil, i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.