Avokati Gashi: Motivi i vrasjes së Lirodona Ademetaj kurrë nuk do të dihet

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, ka reaguar rreth aludimeve që po bëhen në opinion për motivin e organizimit dhe vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë, Granit Palva dhe Kushtrim Kokalla.

Sipas Gashit, vrasja e Liridonës u bë për të mos u kuptuar kurrë motivi dhe për këtë sipas tij, motivi do mbetët mister gjithmonë.

“Keshille per “ expertet “ kujdestar te motiveve!Motivi i vrasjes se Lirodona Ademetaj kurre nuk do te dihet. Hamendesime edhe mud te keni por motivin i vertet kurre nuk do te dini ! Naim Murseli e organizoj vrasjen e Lirdonese me mos u ditur kurre motivi”, shkruan Gashi në Facebook.

Madje në mënyrë ironikë, Gashi pyet : Po ju “experta motivin si po e dini? Ju ka thene kete Naimi apo si …!