15 të vdekur dhe 454 raste të reja me Covid
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 15 vdekje si dhe 454 raste të reja me Covid-19.
Në Shkup ndërruan jetë gjashtë persona (52, 53, 66, 77, 80, 87 vjeç), dy nga Velesi (57 dhe 85), një nga Koçani (62-vjeç), Manastiri (71), Kumanova (73), Strumica (73), Kratova (77) dhe Kavadari (79 vjeç).
Ministria e Shëndetësisë sqaroi që sot u regjistrua edhe një 76 vjeçar nga Shkupi që ka ndërruar jetë më 31 tetor.

