Serbët nxjerrin videon: Të tmerrshëm me foshnjet shqiptare, të tmerruar nga bombat e NATO-s

Televizioni publik serb RTC ka publikuar pamje nga bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999 ndaj ushtrisë së Millosheviçit, e cila po masakronte civilët e pambrojtur në Kosovë.

Duke mos pranuar asnjë prej masakrave, ndërkohë që lavdëron ushtarët e tyre për çfarë po bëjnë në Kosovë, televizioni në fakt ka nxjerrë pamje të avionëve të NATO-s që fluturojnë dhe bombardojnë sipër kokave të çetnikëve, raporton abcnews.al.

‘Trimat’ serbë arratisen nga sytë këmbët përballë një ushtrie si ajo e NATO-s, ndërsa më herët treguan se nuk stepeshin as përballë foshnjeve në djep, duke masakruar këdo që i dilte para.