E dhimbshme: Ky është djali i ri që e humbi jetën nga koronavirusi pak orë pas intubimit

Koronavirusi i ka marrë jetën një djali të ri, pak ditë pasi ai kishte ndjerë shenja përmirësimi. Gjendja e tij është përkeqësuar papritur dhe pas disa orësh që mjekët e kishin intubuar, ai ka ndërruar jetë.

Ky është rast i dhimbshëm dhe i habitshëm për faktin se sa e pabesë mund të jetë sëmundja e shkaktuar nga Covid-19.

“Kjo sëmundje është e pabesë, ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për t`u mbrojtur!”, ka shkruar gazetari Enrik Mehmeti (panorama.com.al), duke bërë një apel të rëndësishëm, për të mos e marrë lehtë situatën në të cilën ndodhemi.

Postimi i plotë:

Një djal i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj (Vlorë) ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur.

Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brënda disa orësh vdiq.

Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetimë.

Kjo sëmundje është e pabesë, ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Kjo sëmundje nuk është një lojë, andaj zbatojini këshillat për t`u mbrojtur!