Coronavirusi merr dy jetë të tjera, ja sa shkon numri i viktimave

Coronavirusi nuk rresht së marri jetë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy qytetarë te Shqiperise, duke e çuar në 83 numrin e viktimave.

Pacientët po trajtoheshin në terapi intensive në spitalin infektiv, si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar, transmeton Noa.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 488; Durrës 222; Shkodër 161; Vlorë 120; Lezhë 65; Fier 42; Korçë 31; Elbasan 28; Kukës 28; Berat 20; Gjirokastër 15 dhe Dibër 12./mediafokus.info/