15 vjeçari kosovar viktimë e bullizmit në shkollë, grushtohet e shkelmohet nga një grup nxënësish

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë në Kuvendin e Kosovës, njëherit edhe kandidat për kryetar të komunës së Istogut bënë thirrje që të ndalet dhuna nëpër shkolla.

Berisha nëpërmjet një shkrimi krahas dy video mesazhesh që ka publikuar në faqen e tij në Facebook tregon bullizimin dhe dhunën sistematike që po i ushtrohet një 15 vjeçari në shkollën “Hasan Prishtina” nga grupe të organizuara, që po ushtrojnë dhunë brutale ndaj këtij djaloshi.

Ai tha se Alp Hasolli një 15 vjeçar që vijon mësim në shkollën Hasan Prishtina, është një person i bullizuar sistematikisht dhe i rrahur disa herë nga grupe të organizuara përbrenda dhe jashtë shkollës.