15 vjet burgim personit që vrau vëllanë me sëpatë
Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 15 vjet burgim A.N., i cili në vitin e kaluar ka vrarë vrau vëllanë me sëpatë, raporton Mediafokus.info.
Sipas një njoftimi të Gjykatës, rasti ka ndodhur në fshatin e Rugovës, Rekë e Allagës dhe siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, për shkak të raporteve jo të mira familjare si pasojë e kontestit pronësor.
“Më datë 26.04.2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës, Komuna e Pejës, me mjet të rrezikshme dhe atë me bisht të sëpatës, duke tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – vëllain e tij, në atë mënyrë që për shkak të raporteve jo të mira familjare për shkak të kontestit pronësor lidhur me pronën – malin, ditën kritike i pandehuri së bashku me të miturin A.N. shkojnë në bjeshkë për të marr dru, pasi që i prenë dhe i marrin drutë, në momentin kur i pandehuri me të miturin kanë dashtë t’i largojnë trupat nga traktori, viktima i cili paraprakisht kishte lajmëruar policinë për prerje të trupave nga i pandehuri dhe i mituri, e pasi që polica nuk i përgjigjet, viktima ju del përpara të pandehurit dhe të miturit, me çrast viktima e sulmon me sëpatë të pandehurin, e ky i fundit arrin që t’ia marr sëpatën nga dora, e në këtë rrahje merr pjesë edhe i mituri A.N. Pasi që përfundon rrahja, i pandehuri vazhdon dhe me bisht të sëpatës – mjetë i fort mprehtës, e godet viktimën ne kokë dhe në pjesë tjera të trupit, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore. E si pasojë e goditjes në kokë, viktima pas dy ditësh gjendet i vdekur në largësi 1200 metra në vijë ajrore, nga vendi ku ka filluar përleshja fizike”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës./Mediafokus.info/