154 km/h, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 27.04.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan – Kamenicë.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësi 154 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve si dhe tri pikë negative, thuhet në njoftim.