Jep dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, por i mbetet besnik Lladrovcit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Labinot Halilaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita, por ka thënë se do t`i mbetet besnik Ramiz Lladrovcit.

Halilaj ka thënë se aktivitetin e tij politik do ta ushtrojë tani e tutje vetëm si anëtar i kryesisë së PDK-së në Drenas dhe do të mbetet mbështetës i fuqishëm i kryetarit Ramiz Lladrovci.

Postimi i plotë i Halilajt:

Te nderuar familjare, miq, simpatizant dhe aktivist te PDK-se, permes ketij postimi ju njoftoj mbi doreheqjen tim nga pozita e KK te Drenasit ku aktivitin tim politike do ta ushtroj tani vetem si anetar i kryesise se partise se degese dhe mbetem mbeshtetes i fuqishem i z. Lladrovci.