Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti, përmes rrugëve operacionale ka pas informata të qëndrueshme se i dyshuari i mitur bashkë me dy shokët e tij kishte ekspozuar një armë revole përmes rrjeteve sociale.

Në bazë të procedurave ligjore janë kontrolluar shtëpia  dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar  nga një fshati i Komunës së Vitisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:

Një revole të tipit TISAS ZIG 14, dy karikator, dhjetë copë fishekë

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Policia e Kosovës njësiti I hetimeve në të gjitha fazat e hetimit të rastit ka qenë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka marrë Aktvendim mbi  ndalimin e të dyshuarit të mitur për 24 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë po ashtu të mitur dërgohen në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.