Një person arrestohet për dhunë në familje

Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore 24-30 qershor të këtij viti në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 40 incidente, ndërsa jane arrestuar e ndalur 4 persona.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 7 aksidente trafiku me lëndime, 10 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërkohë që janë shqiptuar 745 gjoba (tiketa), ka thënë zëdhënësi frajonal i PK-së në Gjilan, togeri Ismet Hashani.

“Dhunë në familje”

Me 28 qershor 2020, rreth orës 15:30 Policia e Kosovës në Gjilan, ka pranuar një ankesë nga Viktima F.K.SH. e cila ka raportuar se bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje qe kishin pasur në mes tyre, fillimisht me fjalosje verbale e cila kishte eskaluar në dhune fizike ,me ç’ rast viktima është detyruar të kërkojë tretman mjekësore ne Qendrën Spitalore Emergjenca –Gjilan. I dyshimti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndaj te dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë. Rasti i referohet PTH-së

“Lëndim i rëndë trupor”

Me 30 qershor 2020, rreth orës 10:06, Policia e Kosovës në Novobërdë , kanë pranuar një informatë se fshatin Stanishor , komuna Novobërdë, një punëtorë është lënduar në vendin e tij të punës. Njësitet Policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në kompaninë ,,Riza Trans” ka ndodhur një incident ku viktima M.K.SH. ka pësuar “lëndime të rënda trupore” në vendin e punës, në betonierën e kësaj kompanie. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet për hetim në njësitet e hetimeve rajonale këtu në Gjilan.

“Vjedhje e shërbimeve“

Policia e Kosovës në Kllokot është njoftuar se me 30 qershor 2020, rreth orës 19:15 , nga Ankuesi M.K.SH . i cili ka raportuar se i dyshuari shtetas i Maqedonisë kishte shkuar te servisi i tij për riparim e automjeteve ku I dyshuari e kishte dërguar paraprakisht veturën për riparim të motorit, ku sipas ankuesit ai kishte për të paguar një shumë prej 3900€ për riparim. I dyshuari kishte shkuar e kishte marr veturën gjoja për ta provuar se si është rregulluar dhe ishte nisur në drejtim të Shkupit. Janë lajmëruar Policia Kosovës dhe në portën kufitare në “Han të Elezit” ku i dyshuari ndalet nga policia. I dyshimti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“. Rasti i referohet PTh-së.

“Aksident trafiku me lëndime”

Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se me 30 qershor 2020, rreth orës 18:10, në fshatin Lubishtë, komuna Viti, ka ndodhur një “Aksident trafiku me lëndime”. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes besohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vozitësi M.K.SH, me veturën, VW Golf, me tabela vendore, dyshohet duke mos respektuar shpejtësinë dhe kushtet e rrugës godet traktorin i cili ka  qenë i parkuar, me ç ‘rast vozitësi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe tre pasagjer që ishin në veturë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. Rasti i referohet PTH.

mediafokus.info