Drejtoi mjetin nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për 1 vit

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.12.2022 në një pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës, ka hasur në një kundërvajtës, shtetas i Kosovës i cili drejtonte mjetin me tabela vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Pasi i është bërë alkootesti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit, 1.65 promila

Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit, thuhet në njoftim.