Virusi i mori jetën edhe shtatzënës 41-vjeçare
Mëngjesin e sotëm e ka humbur jetën nga virusi një shtatzënë e moshës 41-vjeçare, e cila ndodhej duke u trajtuar në QKUK.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për Express se e 41-vjeçarja kishte edhe sëmundje shoqëruese.
“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”.
Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.