Një 21-vjeçare nga Prishtina vdes nga koronavirusi

Një 21-vjeçare nga Prishtina ka ndërruar jetë nga koronavirusi, por sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ajo kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore.  Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur  te mbijetoj”, ka thënë Qyqalla.

Dhimbje për vdekjen e 21-vjeçares ka shprehur edhe gazetarja Jehona Zhitia, e cila ka publikuar edhe një foto me të nga spitali.