Ndotja e ajrit arrin nivele të larta

Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës, ka arritur në nivele të larta dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Edhe Gjilani, krahas Prishtinës, Obiliqit, Mitrovicës dhe të tjera, hyn në grupin e qyteteve, të cilat përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, raporton portali mediafokus.info

Lirimi i gazrave nga veturat e vjetra dhe pa katalizator, cilësia e karburanteve, përdorimi i lëndëve të ngurta për ngrohje nga qytetarët si dhe faktorë të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Nivelet e larta të ndotjes së ajrit ndikojnë në shëndetin e personave me astmë bronkiale, bronkite kronike, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe të tjera.

Në tri tabela që janë marrë sot nga interneti përmes programit Airvisual, ku për Gjilanin, matjet bëhen nga Ipko, shihen lëvizjet e ndotjes nga mëngjesi, kur niveli është më i ultë, e deri në mesditë, kur niveli i ndotjes rritet dukshëm.

Shihet qartë se ndikimi më i madh në ambient vjen nga përdorimi i veturave. /Mediafokus/