Politika është dialog dhe kompromis

Subjektet politike në Kosovë nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje, përkundër takimeve të shpeshta e të gjata që po bëjnë.

Politika është dialog, por dialogu nuk nënkupton edhe marrëveshje vetvetiu, nëse nuk kuptohet edhe si kompromis.

Ja si e shpjegon politikën profesori Behar Haziri, një njohës i mirë i shkencave politike:

Çfarë është politika?

Politika është DIALOG, që do të thotë se çdo qytetar që dëshiron të merret me politikë, duhet të dijë se duhet të DIALOGOJË për çdo problem që i paraqitet dhe që kërkon zgjidhje.

Politika është KOMPROMIS. Filozofi dhe matematikani René Descartes bëri përpjekje që filozofinë politike ta shpjegonte me ekuacione matematikore. Kjo do të thotë që kompromisi në politikë nëpërmjet matematikës shpjegohet se: 1+1=2,1 ose 1+1=1,9.

Belgjika ka rregullimin e brendshëm sikur Kosova, që është demokraci konsociative. Në Belgjikë, ekzekutivi dhe legjislativi funksionojnë sipas parimit merr dhe jep (give and take), që arrihet vetëm nëpërmjet kompromisit, përfundon postimi i Hazirit në facebook. /Mediafokus/