16 mijë përfituese morën sot shtesat e para të fëmijëve në Kosovë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për 16 mijë përfituese.
Murati ka shkruar në Facebook se 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta dhe janë udhëzuar për përmirësim në mënyrë që të përfshihen në listë.
“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati.