16-vjeçari gjen vdekjen në misër, has në telat e tensionit të lartë

Si pasojë e kontaktit me telat e energjisë elektrike të tensionit të lartë, një 16-vjeçar ka humbur jetën, derisa babai i tij është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se ata kanë qenë duke punuar misrin në tokën e tyre, kur kanë kapur me dorë telat e tensionit të lartë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rasti ka ndodhur fshatin Lapardha, të Beratit./mediafokus.info