16-vjeçarja e humb betejën me virusin

Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Siriçinë e Tetovës, e cila është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup, ka humbur betejën me virusin.

Sipas mediave atje, vajza ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më herët, për rastin e vajzës 16-vjeçare ka njoftuar drejtoresha e Infektivës, Milena Stevanoviq, e cila ka thënë se pacientja është shtruar në spital me gjendje shumë të rëndë klinike.