A e dini se pas trajtimit të ujërave të zeza në impiant, uji bëhet i pijshëm?

Edhe pse është njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Europian, shteti ynë tek tash ka arritur të bëjë hapat konkret për përmirësimin e mjedisit dhe largimin e ndotjes së shkaktohet nga ujërat e zeza pa u trajtuar.

Hap i parë për përmirësimin e gjendjes me ujërat e zeza vlerësohet ndërtimi i impianteve,të cilët do të trajtonin ujërat e zeza, në mënyrë që të përfundojnë në lumenjë pa krijuar ndotje.

Deri në vitin 2011 në Kosovë është ndërtuar vetëm një impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Llaushë të Skënderajt, me paratë e Komisionit Europian, por që nuk u funksionalizua kurrë.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit e ka bërë hapin e madh për fillimin e ndërtimit të impiantit. Kontrata mes Komunës, Ministrisë së Financave, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Bankës Investive Europiane u nënshkruar sivjet në shumën prej 24 milionë euro, shkruan Mediafokus.info.

Projekti është paraparë për 120 mijë banorë dhe pritet të nis në vitin e ardhshëm me koëzgjatje 10-vjeçare. Lokacioni është në Uglar me një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh.

“Ky projekt përfshinë të gjithë kolektorët dhe ndërtimi i impiantit që është fabrika më e madhe për përpunimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura që vijnë nga fshatrat dhe vendbanimet e Gjilanit dhe jashtë komunës sonë për të preventuar ndotjen e lumenjve”, thotë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

Nga një raport i hulumtimit të organizatës REC, del se të gjithë lumenjtë dhe liqenet eKosovës janë tejet të ndotur nga rrjedhja e kanalizimeve pa trajtim.

Ky raport ka evidentuar një problem të madh të ndotjes që shkaktojnë restorantet e ndryshme, për të cilët theksohet se nuk posedojnë një sistem për trajtimin e ujërave të zeza, shkruan Mediafokus.info

Ligji për ujërat e kufizon lëshimin e kanalizimeve qoftë nga industria apo edhe kompanitë e ndryshme e restorantet.

Udhëzimi administrativ mbi normat e lejuara të shkarkimit të ujërave të zeza, obligon industrinë dhe kompanitë e ndryshme që të vendosin sistem për trajtim të ujërave të zeza.

Është interesant fakti, sipas ekspertëve të kësaj lëmie, ujërat e zeza pasi t’i nënstrohen trajtimit në impiant, në fund uji del i pijshëm dhe mund të përdoret pa problem.

Problemi i ndotjes së ujërave përmendet në vazhdimësi në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian.

Trajtimi i ujërave të zeza në Kosovë do të thotë pastërti e ujërave në vendet fqinje, pasi nga Kosova kalojnë kufijtë disa lumenjë./MediaFokus/

(Foto: pamje se si do të duket impianti për trajtimit e ujërave të zeza)