160 km/h në rrugën Gjilan-Kamenicë, i merret patenta
Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësi 160 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.


