Një shtetas i huaj arrestohet për sulm ndaj personit zyrtar

Një shtetas i huaj është arrestuar në Kosovë, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi më parë i kishte vjedhur çantën një femre në Prishtinë.

Prishtinë 01.11.2020 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga ankuesja femër kosovare, ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.