17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

17 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqiperi.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku ka njoftuar se nga 933 të infektuar që nga fillimi i Covid-19 në vendin tonë 77% e tyre janë shëruar.

Tashmë në të gjithë Shqipërinë janë 188 persona aktiv me Covid-19.

Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik./tch/mediafokus.info/