17 Shkurti i bashkon Osmanin e Hotin
Dita e pavarësisë së Kosovës do t’i “bashkojë” Vjosa Osmanin e Avdullah Hotin, dy figurat më të larta shtetërore në këtë moment, e para si ushtruese e detyrës së Presidentit dhe i dyti si kryeministër në detyrë, që tashmë i ka humbur zgjedhjet.
Kosova feston sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë me disa aktivitete, ku do të marrin pjesë Osmani e Hoti.
Osmani dhe Hoti në orën 08:00 do të jenë pjesë e ngritjes së flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së që do të bëhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Kurse në orën 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Edhe në këtë organizim marrin pjesë u.d. e presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Osmanin e Hotin, të cilët në këto zgjedhje qenë rivalë politikë, i bashkon përkohësisht 17 shkurti.