171 km/h, veç sa nuk ‘fluturon’ me veturë

Policia në Gjilan, njësite policore të trafikut, në kuadër të zbatimit të planit operacionel për siguri në trafikun rrugor, në pika të kontrollit të automjeteve kanë hasur dy kundërvajtës, njëri në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h duke vozitur me shpejtësi 171 km/h, dhe tjetri duke drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike për tre muaj.

Vozitësit të parë i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj, ndërsa vozitësit të dytë i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro dhe i është vazhduar masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe prej tre muajve, thuhet në njoftim.