Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj, policia po e heton rastin

Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se dje në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije, njofton policia, raporton Mediafokus.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.