Lutfi Haziri ngushëllon familjen Geci pas ndarjes nga jeta të artistit, Ilir Geci
Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Republikës, Lutfi Haziri, i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Geci, me rastin e ndarjes nga jeta të artistit tê njohur, Ilir Gecit.
“E dashur familje Geci,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Ilir Gecit, një prej emrave më të çmuar të skenës muzikore.
Ilir Geci ishte më shumë se një artist: ishte një zë i shpirtit shqiptar, një krijues i rrallë që përmes vargut, melodisë dhe shpirtit të tij të ndjeshëm, përçoi emocionet dhe historinë e një kombi të tërë. Ai ishte njeri i artit, i kulturës dhe i qytetarisë, që la një trashëgimi të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.
Në emër të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Geci, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit kulturor shqiptar.
Kujtimi dhe vepra e Ilir Gecit do të mbeten përherë në nderimin dhe respektin tonë të përbashkët.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet ne telegram.
