18 të shëruar dhe 3 raste të reja me COVID – 19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka njoftuar se të hënën janë konfirmuar vetëm 3 raste të reja me COVID-19 dhe që të tria janë në Komunën e Prishtinës, derisa 18 janë shëruar.
Ndërkohë, numri i të shëruarve të hënën ishte dukshëm më i madh se numri i të infektuarve të rinj. Pra, 18 të shëruar.
Ndërkohë numri i atyre që janë shëruar është tetëmbëdhjetë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 754, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Numri i të prekurve është rritur në 988, ndërsa deri më tani nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 29 persona, që kishin edhe sëmundje shoqëruese./mediafokus.info

