Haziri: Mos shërbe e as mos prano shërbime pa maska e dorëza

Në Gjilan sot kanë filluar masat lehtësuese të operimit të bizneseve, por mesazhi i kreut të kësaj Komune, Lutfi Haziri, është: mos shërbe e as mos prano shërbime pa maska e dorëza, pa masa mbrojtëse.

Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

#Dita67 me lajme të mira për Gjilanin. IKSHP na njoftoi se nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në komunën tonë. Urojmë që rastet që janë aktive të shërohen sa më shpejtë.

Lajmi i mirë, po ashtu, është se sot filluam me masat lehtësuese për bizneset. Ju lutem shumë, mos shërbeni e as mos pranoni shërbim pa maska e dorëza. Mos shkoni mysafirë dhe mos pranoni mysafirë, edhe më tutje sepse akoma po luftojmë me të panjohurën!/Mediafokus.info/