18-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një 18-vjeçar me inicialet E.M., është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në kasollën pranë banesës së tij.

Policia bën me dije se më datë 02.03.2022, “në fshatin Miras, Devoll, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në kasollen pranë banesës, shtetasi E. M., 18 vjeç”.

Nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.