E aksidenton biçiklistin e bën për spital

Një person është arrestuar në Gjakovë për ‘aksident trafiku’ pasi dyshohet se me veturën e tij e ka goditur biçiklistin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Gjakovë 02.05.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim. Si pasojë e aksidentit biqiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.