Gjakovari e rrahu motrën pse nuk i dha para për drogë

Një femër në Gjakovë është sulmuar nga vëllai i saj për shkak se nuk i ka dhënë para për të blerë narkotikë. Rasti po trajtohet si ‘dhunë në familje’.

Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.