Qytetari e rrah zyrtarin policor e bën për mjek

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, pasi ka sulmuar fizikisht policët.

Fushë Kosovë 22.05.2021-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, i ka sulmuar fizikisht ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.