Në Stançiq të Gjilanit ndalohet një kontrabandues, i sekuestrohen 21 katalizatorë

Një person është ndaluar në Stançiq të Gjilanit për ‘kontrabandë me mallra’ pasi në veturë i janë gjetur 21 katalizatorë të veturave.  

Fsh. Stanqiq  02.05.2021 – 11:20. Njësitë policore kanë ndalur veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, u gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme 21 katalizator të veturave të ndryshme dhe 2 kg duhan, të cilat i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.