Shpërthen zjarri në një furrë buke në Malishevë

Një furrë buke në Malishevë është përfshirë nga zjarri. Në përpjekje e sipër për ta lokalizuar zjarrin, lëndime ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë.

Malishevë 02.05.2021 – 13:23. Viktima mashkull Kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij ku në katin përdhes të shtëpisë gjendet  furra e bukës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë  dhe zjarrfikësit te cilët kane lokalizuar zjarrin, kurse si pasoj e zjarrit që ishte përpjekur ta shuaj lëndime trupore ka pësuar djali i pronarit të shtëpisë viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Sipas pronarit shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)