Maskat grabisin dy të mitur në një parkim nëntokësor

Dy të mitur janë grabitur në një parkim nëntokësor në Prishtinë. Ata kanë deklaruar në polici se dy persona me maska, nën kërcënimin e thikës ua kishin grabitur dy telefona celularë.

Prishtinë 03.05.2021 – 16:00. Me datën 02.05.2021 dy viktima të mitur meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kishin qenë në parkingun nëntokësor  dy persona të panjohur të veshur me rroba të zeza dhe maska nën kërcënimin e armës – thikës iu kanë grabitë dy telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)