19 viktima nga COVID-19 brenda ditës në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 19 viktima nga COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 2.805 mostrave janë regjistruar edhe 982 persona të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar 556 pacientë ndërsa raste aktive janë 2203.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73.025 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2096 kanë vdekur ndërsa 48.726 janë shëruar.