19 vjeçari në Turqi ekzekuton dy vajza brenda pak minutash, më pas mbytë veten

Pasditen e së premtes, dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak minutash në Stamboll, ndërsa më pas sulmuesi, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje.

Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra ishte e dashura e tij aktuale.

Sulmuesi vrau ish partneren e tij İkbal Uzuner dhe më pas u vetëvra.

Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij aktuale Ayşenur Halil.

Babai i autorit ka thënë për mediat se djali i tij vuante nga probleme psikologjike dhe po merrte trajtim.