2 qytetarë të Gjilanit humbin betejën me virusin brenda 2 ditësh

Brenda 2 ditësh, 2 qytetarë të Gjilanit e kanë humbur betejën me virusin COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Xh.Sh. dhe I.S. nuk kanë mundur ta fitojnë luftën me virusin që e tronditi botën.

Lajmi është bërë i ditur nga familjet e dy të ndjerëve, derisa është konfirmuar edhe nga IKSHPK.

Brenda gjashtë muajve të përballjes me pandeminë COVID-19, 43 qytetarë të Gjilanit të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, ndërkohë që numri total i vdekjeve si pasojë e virusit në nivel vendi shkon në 611./Mediafokus.info/