Moti: Në fundjavë rikthehet bora në Kosovë

Deri të premten do të mbajë mot i ngrohtë e me diell. Fundjava vjen me të reshura shiu e bore në viset maloreparashikon “Prishtina Weather.

Datat:

14.04 – Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë.

15.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

16.04 – Vransirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

17.04 – Kryesisht vranët e më ftohtë.  Kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e vetëm në vise malore borë.

18.04 – Ftohtë e kryesisht me vransira.  Më vonë pasdite përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat në rritje deri ditën e premtë, më pas në fundjavë në rënie.

Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C.

Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.

Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.