2 të vdekur, 373 raste të reja me COVID
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për 2 të vdekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.
Në total numri i rasteve aktive është 9.461.

