Rëndohet gjendja, shkon në 44 numri i të lënduarve në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar se numri i të lënduarve nga shpërthimi që ka ndodhur në një lokal të gastronomisë në këtë qytet ka shkuar në 44.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit.

Ai ka shtuar se nga 44 të lënduarit, 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK. Dy nga të lënduarit janë fëmijë. Fatmirësisht, deri tani nuk ka të vdekur. /Mediafokus.info/