21 vjet pas luftës, nuk dihet për fatin e 1.643 personave
Jetët e personave të pagjetur si pasojë e konfliktit të fundit në Kosovë, përgjatë viteve janë kthyer në numra.
Shumë rrallë flitet për identitetin dhe prejardhjen e tyre.
Edhe 21 vjet pas luftës, familjet shqiptare, serbe dhe ato të nacionaliteteve tjera, janë ende në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.
Janë 1,643 persona, fati i të cilëve nuk dihet ende./rel/